
Sot Milan-Inter rikthen duelin Ibra-Lukaku, Conte: Na duhet një ndeshje e madhe
Milan dhe Inter do të ndeshen sot në ora 15:00, duke rikthyer brenda pak ditësh derbin e Madoninës. Një ndeshje që vjen sa për një titull, pasi të dyja ekipet renditen në krye të klasifikimit, ku zikaltërit kanë 50 pikë dhe kuqezinjtë 49 pikë.
Interi përfitoi nga hapi fals i Milanit ndaj Spezias dhe me fitoren ndaj Lazios i solli rrëzimin e kuqzinjve nga kryesimi i klasifikimit. Ndeshja e sotme duket se barazimi i prish punë të dyja skuadrave, pasi një fitore tregon vijueshmërinë, ndërsa i largohet sa më shumë ndjekësve më të afërt, Romës dhe mbi të gjitha Juventusi, që ka 42 pikë, por me dy ndeshje më pak.
"Është një derbi ndryshe nga vitet e mëparshme - thotë Conte - sepse ka të bëjë me garën për titull. Unë mendoj se është një kënaqësi e madhe për Milanin si qytet që të ketë ndeshje të këtij lloji me nivele kaq të larta. Ne e dimë shumë mirë që derbi duhet të fitohet për shkak të kësaj natyre përballje, por në lojë është edhe çështja e renditjes ".
Trajneri ngarkon grupin dhe kujton se puna është çelësi i vetëm për fitoren, dhe është e sigurt se sot do të ketë lojë të ndershme dhe drejtësi, ai shpreson të ndalojë Ibrahimoviç falë punës së grupit.
"Ne duhet të japim më të mirën tonë, duke kërkuar ekselencën. Kjo - shton ai - është këshilla që unë i jap ekipit tim. Asgjë nuk ka ndryshuar në krahasim me javët e tjera. Kjo është një ndeshje e rëndësishme kundër një ekipi të fortë që meriton vendin që ka në klasfikim. Do të na duhet një garë e shkëlqyeshme".
Ndeshja e sotme do të rikthejë betejën mes Ibrahimoviç dhe Lukakut. Që të dy lojtarët në derbin e shkuar e vlefshme për Kupë patën një përplasje të ashpër, aq sa suedezi u detyrua të dalë me të kuqe dhe madje çështja të shkojë dhe në gjykatë për shkak të kësaj grindjeje dhe për fjalët që u përdorën.
Për trajnerin e Milani, Pioli ndeshja derbi hedh pikërisht këtë motivim ndaj lojtarëve: "mendje e ftohtë dhe ndeshje e nxehtë".
Ju duhet saktësi, kontroll por edhe krenari e atyre që duan të bëjnë një ëndërr si dhuratë, titullin kampion. Milani do të përpiqet të kapërcejë Interin, ata do ta bëjnë këtë duke u mbështetur te Ibrahimoviç, por jo vetëm. Sepse i gjithë grupi duhet të bëjë ndryshimin. "Mes Ibra dhe Lukaku? Unë e mbaj Ibra tërë jetën time", deklaroi trajneri në konferencë. Respekt i madh për sulmuesin Lukaku por suedezi ka ndryshuar fytyrën e këtij Milani, ai u ka dhënë kurajë lojtarëve të rinj, ka treguar një frymë sakrifice dhe dëshirë për të menduar shumë. Të dy sulmuesit do të takohen përsëri pas sherrit të famshëm në Kupën e Italisë.
Pioli shprehet se në fushë nuk do të zbresin duke menduar që të marrin barazimin, por për vetëm një fitore. "Nëse shkojmë me këtë mendim atëherë e kemi humbur ndeshjen", shprehet ai, i cili shton se do të luajë të gjitha kartat në fushë.

Çfarë po ndodh të Napoli? Gattuso përjashton nga stërvitja mbrojtësin
Historia e plotë >

Prekjet me dorë të topit/ Ndryshon rregullorja, ja kur do të quhet penallti
Historia e plotë >

Seria A/ Inter mposht Parmën dhe nis shkëputjen, shkëlqen Sanchez
Historia e plotë >
Liverpool futet në krizë, mposhtet nga Chelsea në shtëpi
Historia e plotë >
Everton ngjitet në zonën Champions, fitore edhe për Tottenham
Historia e plotë >
Everton ngjitet në zonën Champions, fitore edhe për Tottenham
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Skenari i ri/ Kë do të mandatojë për kryeministër, partinë apo koalicion...
Historia e plotë >
“Na e shkul veshin me kujdes, mos na e këpusësh”/ Rama i lë një "porosi"...
Historia e plotë >
Studimi i ri/ Sa të mbrojtur jemi nga riinfektimi? Mjeku Alimehmeti jep lajmin e mirë për ata që kanë kaluar covid

Ikën moti i mirë me diell, fundjava sjell vranësira e reshje shiu

LAJMI I FUNDIT/ COVID i merr jetën 21 personave, ja sa raste të reja infeksioni janë regjistruar
Biznes

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >


