Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Sneijder si Robben, do t’i rikthehet futbollit të luajtur

Sneijder si Robben, do t’i rikthehet futbollit të luajtur

Utrecht i ka bërë një ofertë holandezit Wesley Sneijder, që të luajë përsëri futboll, pasi i ka “varur këpucët në gozhdë” njëherë. Pak a shumë po skicohet e njëjta gjë si me Arjen Robben, i cili, pas një viti pushim, firmosi pak ditë më parë me Groningenin.

Heroi i “tripletës” me Interin, ish-lojtar i Real Madridit ndër klube të tjerë, vendosi të tërhiqej nga futbolli i luajtur një vit më parë. Klubi në fjalë hollandez e ka konfirmuar interesimin për Sneijder. 

“Ne kemi folur për kthimin e tij të mundshëm, tashmë i takon atij të vendosë. Ka kohë të mendohet dhe nëse i pëlqen ideja, dyert tona i ka të hapura, shkruan telesport. Një Sneijder në gjendje të mirë sportive mund të jetë interesant”, – tha drejtori teknik i Utrecht, Jordy Zuidam, për televizionit publik, të premten.

Këto deklarata bëhen një ditë pasi ish-futbollisti i njohur mori hollandez mori një fanellë me emrin e tij nga një grup tifozësh të Utrecht. Të njëjtët tifozë i kërkuan që të luante për ekipin e tyre të zemrës. “Unë kam folur me Jordy (Zuidam) për këtë çështje dhe po mendohem”, – tha Sneijder.

Ky i fundit nuk ka luajtur asnjëherë me Utrecht, por ka fituar një trofe në stadiumin e tij dhe mban marrëdhënie të mira me menaxhmentin. “Flirtimi” i Sneijder me klubin e tij të lindjes përkon me rikthimin në futbollin profesionist të një ish-ylli tjetër hollandez, Arjen Robben, i cili nënshkroi kontratë 1-vjeçare me Groningen, javën e kaluar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore