Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Skandali me llogaritë e FSHF-së, Braçe ironizon Dukën: Mooos! Si mund t’ja bëni këtë?

Skandali me llogaritë e FSHF-së, Braçe ironizon Dukën:

Lajmi i bllokimit të llogarive të Federatës Shqiptare të Futbollit është ironizuar nga deputeti Erion Braçe.

“Mooos! Çfarë ka ndodhur kështu? Ç’është kjo gjëmë? Dhe kur, tani që dolëm të tretët në grup! Si mund t’ja bëni këtë, si? Pale, thoni që është dhe vetëm fillimi”, shkruan deputeti socialist.

Postimi i Braçes është ironi në drejtim të Presidentit të FSHF-së pas publikimit të lajmit për bllokimin e llogarive.

Të martën, në zyrat e FSHF-së janë paraqitur dy persona, që sipas gazetës Panorama, rezultuan se ishin përfaqësues të një zyre përmbarimore. Më pas mësuam se javën e shkuar, FSHF-së i janë bllokuar llogaritë bankare, për shkak të disa transaksioneve të dyshimta të parave, duke bërë shkelje të rënda njëra pas tjetrës. E gjitha kjo mund të përfundojë edhe në prokurori, por mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjnë organet ligjzbatuese gjatë ditëve në vijim.

Shkak për bllokimin e llogarive të FSHF-së është bërë fakti që paratë e së drejtës televizive dhe paratë që UEFA ka akorduar për klubin Tirana nga pjesëmarrja në Kupat e Europës një vit më parë, nuk janë derdhur në llogaritë bankare të 25 herë kampionëve të Shqipërisë, por në llogari të tjera. Në mes është futur përmbarimi dhe më pas skandali ka marrë përmasa të frikshme.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore