Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

S’ka gola në Kardif, Shqipëria bind në mbrojtje

S’ka gola në Kardif, Shqipëria bind në mbrojtje

Miqësorja e Kardifit mes Uellsit dhe Shqipërisë është mbyllur me rezultatin e bardhë 0-0. Ndeshja që shërbeu si testim për të dyja skuadrat u luftua fort, por nuk prodhoi asnjë gol.

Vendasit kontrolluan më shumë lojën, por patën pak mundësi të pastra para portës, kjo falë edhe lojës së mirë në prapavijë të kuqezinjëve, që në këtë ndeshje Edi Reja i kishte vendosur në formacionin 3-5-2.

Në portë u testua Selmani, ndërsa mbrojtja iu besua treshes Gjimshiti, Kumbulla dhe Ismajli. Shqipëria ishte e vendosur mirë në fushë dhe më konkrete në lojën e saj, sidomos në pjesën e parë kur patëm një mundësi të mirë me Rey Manajn, por që fatkeqësisht topi kaloi pak centimetra mbi traversë.

Për vendasit, në mungesë të Gareth Bejl, Uilliams ishte më i rrezikshmi. Në pjesën e dytë tentoi të befasojë Selmanin një goditje të fortë nga jashtë zone, por portieri kuqezi nuk u zu në befasi.

Nëse kjo ndeshje ka shërbyer si test në prag të nisjes së takimeve zyrtare në shtator, atëherë skuadra e Edi Rejas e kaloi me sukses.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore