Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

"Sjellje e papranueshme, nuk e toleroj"/ Trajneri Ten Hag tërbohet me Ronaldo-n

"Sjellje e papranueshme, nuk e toleroj"/ Trajneri Ten Hag

Marrëdhënia mes Cristiano Ronaldos dhe Manchester United është në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave. Pikërisht një vit pas rikthimit te 'Djajtë e Kuq', duke u larguar nga Juventus tre ditë pas mbylljes së merkatos, kampioni portugez po përjeton një verë anormale edhe në sjelljen e tij. Gjatë miqësores së fundit kundër Rayo Vallecanos në të cilën luajti vetëm pjesën e parë, Ronaldo u largua nga stadiumi pas përfundimit të pjesës së parë. Një zgjedhje që tërboi trajnerin Erik ten Hag: “Një sjellje e papranueshme – komentoi ai – ne jemi një ekip dhe duhet të qëndrojmë të gjithë deri në fund”.

Fakti që Ronaldo nuk ka ndërmend të qëndrojë te United, sigurisht që nuk është asgjë e re, por për momentin të gjitha përpjekjet e agjentit të tij për ta vendosur lojtarin në një ekip që luan në Champions League kanë dështuar.

Shpenzime shumë të larta për një lojtar fenomenal, por në fund të karrierës së tij, veçanërisht në një moment historik në të cilin financat e shumë klubeve po qajnë. Sjellja që pati pas ndryshimit në ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos, megjithatë shënon pikën e thyerjes me trajnerin dhe klubin, me teknikun e ri holandez që nuk e priti mirë: “Sigurisht që nuk do ta pranoj këtë sjellje”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore