Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

"S'jam krenar për atë që kam bërë", Zidane: Por nuk e ndryshoj dot të kaluarën

"S'jam krenar për atë që kam bërë",

Me rastin e 50-vjetorit të tij (do t’i mbushë më 23 qershor), Zinedine Zidane ka dhënë një intervistë të gjatë për TeleFoot, në të cilën ka ripërshkuar etapat kryesore të karrierës së tij.

Ka qenë interesante pjesa për Botërorin 2006 dhe për finalen kundër Italisë në të cilën ka qenë protagonist i goditjes së famshme me kokë kundër Marco Materazzi-t.

“Nuk jam krenar për atë që kam bërë, për goditjen me kokë, e kam thënë më parë. Por është pjesë e udhëtimit, nuk mund të ndryshohet e kaluara”, ka thënë Zidane në lidhje me episodin me mbrojtësin italian.

“Edhe në jetë e një personi jo të gjitha gjërat shkojnë gjithmonë  mirë. Penllatia me stilin Panenka? Ka qenë një gjest teknik, por sigurisht jo një çmenduri. Mund të kisha gabuar, po si jo.

“Ishim në minutën e shtatë apo të tetë, kishte kohë, kisha pak sekonda për të zgjedhur si ta gjuaja dhe përpara kisha një portier që më njihte shumë mirë si Buffon. Duhej të shpikja diçka”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore