Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Situata kritike në Kosovë, dy futbollistë rezultojnë të prekur me COVID-19

Situata kritike në Kosovë, dy futbollistë rezultojnë të

Kosova ndodhet në situatë kritike përsa i përket numrit të të prekurve me Covid-19. Një lajm i keq nga Vushtrria aty ku klubi ka konfirmuar se ka dy futbollistë të prekur nga COVID-19.

Ekipi bën me dije se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Vushtrria me shumë siguri do të bjerë nga liga.

Presidenti i klubit, Bajrush Kajtazi, ka folur për Insport dhe ka treguar gjendjen e ekipit të tij. “Dy futbollistë janë me simptoma të COVID-19 dhe që të dyve ua janë shfaqur pas ndeshjes së fundit me Flamurtarin. Për momentin ata janë të izoluar, por ne e kemi kuptuar vetëm pas ndeshjes, madje njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

“Ditët në vijim pritet të testohen, por Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) duhet të marrë masa dhe të testohemi të gjithë, së bashku me dy klubet që jemi përballur dy ndeshjet e fundit, që janë Ballkani dhe Flamurtari“, tha Presidenti i Vushtrrisë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore