Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Silva i përgjigjet në fushë Guardiolës, Man. City merr kryesimin

Silva i përgjigjet në fushë Guardiolës, Man. City merr

Manchester City përfiton maksimalisht nga humbja e Chelsea-t, pasi ia del të triumfojë 1-3 në transfertën ndaj Watfordit të Claudio Ranierit dhe merr kreun e renditjes së Premier League me 35 pikë, një më shumë se Liverpool.

Serinë e golave për “citizens” e hapi sulmuesi anglez Raheem Sterling, që shënoi me kokë në minutën e katërt, ndërsa më pas ishte fantazisti portugez Bernardo Silva, që në të 31-tën dhe 63-tën shënoi dy herë, duke vulosur suksesin.

Pep Guardiola e vlerësoi publikisht si futbollistin më të mirë të Premier Leagues dhe Bernardo Silva i dha përgjigjen e duhur në fushë, duke shënuar dy herë ndaj Watfordit dhe duke konfirmuar se po kalon një formë të shkëlqyer.

Nga ana tjetër Watfordi gjeti golin e vetëm me anë të Cucho në pjesën e dytë, që nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e katërt në 5 ndeshjet e fundit, që ka lënë skuadrën në vendin e 17 me vetëm 13 pikë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore