Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Si asnjëherë më parë nuk i mban dot lotët, Dybala: Sot rrugët tona ndahen, por do t’iu mbaj gjithnjë në zemër!

Si asnjëherë më parë nuk i mban dot lotët, Dybala: Sot

Futbollisti i njohur Paulo Dybala i ka dhënë fund aventurës së tij me Juventusin mbrëmjen e djeshme në ndeshjen kundër Lazios. 

Kujtojmë se ky takim u zhvillua në “Allianz Stadium” dhe përfundoi me shifrat 2-2.

teska kjo ishte aventura e fundit për të, ai nuk i ka mbajtur dot lotët Dybala në “Allianz” para tifozëve të tij, emocionet që e kapluan argjentinasin treguan shumë për vendimin e tij për t’u larguar nga bardhezinjtë. Por pas lotëve të derdhur në ndeshjen e lamtumirës, 28-vjeçari ka përshëndetur nëpërmjet Instagramit tifozët e tij dhe ambientin bardhezi duke shpresuar se në këto sezone të mund t’i ketë dhuruar sadopak kënaqësi.

“Erdha te Juventus në moshën 21-vjeçare ashtu si numri që mbaja në fanellë, në këto vite jam rritur si lojtar dhe si njeri. Kanë qenë vite të bukura, me punë, gola dhe suksese. Por, jo gjithnjë ka shkuar siç e meritonim apo shpresonim. Gjithsesi, ia kemi dalë gjithnjë të ringrihemi dhe falë kësaj skuadre kam përmbushur objektiva të rëndësishëm. Kam gjetur lojtarë special dhe jam ndjerë gjithmonë i dashur nga tifozët, nga njerëzit dhe fëmijët në ambientin e Juventus.

Këtë nuk do ta harroj kurrë. Me kalimin e kohës janë shtuar përgjegjësitë dhe gjithnjë jam munduar të tregohem në lartësinë e duhur. Kam qenë me ju për shtatë vite, shtatë vite të bukura por edhe me momente të vështira. Sot rrugët tona ndahen, por do t’iu mbaj gjithnjë në zemër sepse më keni dhuruar shumë dashuri dhe respekt. Shpresoj t’iu kem dhuruar sadopak kënaqësi”, mbyll mesazhin e tij Dybala.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Paulo Dybala (@paulodybala)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore