Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Shtesa deri në 10 minuta/ Legjenda Collina shpjegon pse ndeshjet e Botërorit zgjasin kaq shumë

Shtesa deri në 10 minuta/ Legjenda Collina shpjegon pse ndeshjet e

Minutat e shumta shtesë të akorduara nga arbitrat janë ato që kanë tërhequr më shumë vëmendjen në këtë botëror, teksa rekordi u vendos në sfidën mes Anglisë e Iranit, ku u dhanë 14 minuta shtesë në pjesën e parë dhe 13 në të dytën.

Kreu i Komitetit të Arbitrimit në FIFA, Pierluigi Collina ka dhënë një përgjigje për shtesën e shumtë, teksa ka deklaruar se gjithçka po bëhet për të rritur sa më shumë kohën efektive të lojës.

“Minutat shtesë janë të justifikuara, pasi kishte ndeshje ku koha efektive nuk shkonte më shumë se 44-45 minuta. Pas çdo goli festohet rreth një minutë e gjysmë dhe nëse në një ndeshje shënohen 3-4 gola, atëherë humben 5-6 minuta lojë, të cilat duhen rikuperuar. Qëllimi është që të rritet loja efektive në çdo ndeshje”, deklaroi Collina./ Super Sport

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore