
"Është krijesa ime, porta mund të hapet"/ De Biazi rikthehet tek Shqipëria?
Gianni de Biasi, ish trajneri i Shqipërisë, edhe pse i larguar prej kohësh, në asnjë moment nuk i harron kuqezinjve, për italianin “Shqipëria është një krijesë e tij”, me të cilën ka krijuar një lidhje të fortë.
Trajneri që shkroi historinë, duke siguruar për herë të parë dhe të vetme një biletë për në një turne madhor si “Euro2016” lë gjithçka të hapur për të ardhmen, pas 30 shtatorit është një trajneri i lirë dhe nëse do i ofrohej sërish stoli i Shqipërisë apo një rol tjetër në FSHF nuk do të hezitonte për asnjë moment. Në një intervistë për “Oversport”, De Biasi foli edhe për yllin kuqezi, Armando Broja:
“Broja është lojtar i mirë. Nuk ka treguar ende nivel të lartë ndërkombëtar. Ka sigurisht cilësi teknike dhe fizike të një niveli të kënaqshëm që duhet të kanalizohen në drejtimin e duhur për të dhënë kontribut me rëndësi në skuadër. Problemi më i madh është që nuk duhet trumbetuar si fenomen gjatë gjithë kohës pasi nuk sjellë gjë të rëndësishme, nuk të lë të rritesh dhe nuk e ndihmon fare Brojën.
Kur jeton në një realitet si Shqipëria, kur erdha unë ishim të 80 në FIFA dhe pastaj shkuam te 22. Prandaj mbetesh i lidhur me krijesën tënde. Kur dëgjoj fjalën Shqipëri, buron diçka së brendshmi. Kam kontratë deri në 30 shtator, deri në përfundim të National League. Pas kësaj, porta e Shqipërisë mund të hapet. Nuk e di. Nëse jo, nëse do të nevojitet ndonjë këshillë për Armand Dukën, jam gati që t’ia jap. Nuk mund të vetëkandidohem për trajner te Shqipëria”, tha De Biazi.

Askush si portieri i Interit/ 5 paraqitje në fushë, por 15 trofe të fituar
Historia e plotë >

Capello zbulon ekipin: Në Champions ka një skuadër që është super favorite
Historia e plotë >


E ardhmja e CR7, menaxheri i njohur zbulon planin e bujshëm të portugezit
Historia e plotë >
Champions League 2022/2023: Shorti për grupet, vazot dhe të gjitha datat
Historia e plotë >
Polici ekzekuton me plumb në kokë kampionin botëror të arteve marciale
Historia e plotë >
Nëse Putini do të ishte një grua…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Mos qaj se kjo dihej”/ Sokol Bode ishte shtrirë në divan kur u arrestua...
Historia e plotë >
Bordi ndryshon çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina ...
Historia e plotë >
Indeksi i çmimeve të restoranteve, ku janë më të shtrenjtët në Europë, Tirana “më e kripura” në rajon

Shqiptarët në krye të listës për martesa false në Britani, BBC: Nuk po ndiqen penalisht

Të dhënat e frikshme të OKB: 32% e popullsisë së Shqipërisë vuan nga uria dhe pasiguria ushqimore
Aktualitet




