
“Është ende në spital”, Florian Marku zbulon çfarë i tha kundërshtari para se të shkonin në ring: Do fshijë dyshemenë...
Florian Marku i tregoi dhe njëherë të gjithë botës se mund të arrijë majat në boksin profesionist. Ai fitoi duelin ndaj Rylan Charlton më 20 shkurt. Një fitore e merituar nga Marku që arriti të mbyllte ndeshjen në raundin e 8, pasi ekipi i kundërshtarit të tij hodhi peshqirin.
Marku e dominoi krejtësisht ndeshjen, përveç një momenti pak të vështirë kur mori një nokdaun në raundin e 6.
Marku ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi se kundërshtari i tij ndodhet ende në spital.
“Para se të shkonim në ring më tha do të fshijë dyshemenë me ty. Unë ia ktheva: ‘Kam për të rrahur e kam për të folur duke të të rrahur’”, tregoi Marku, i cili shtoi se në ring i ka thënë: “Mban mend çfarë të thashë”.
Floriani tregoi se në fillim e ka lënë Rylan Charlton që të lodhej dhe më pas ka marrë vetë situatën në dorë.
“Kur u ngrit peshqiri unë ndalova së qëlluari, edhe pse kisha mundësi sërish që ta godisja. E pashë që nuk ishte në gjendje të vazhdonte, ai është ende në spital. Kur u ngrit peshqiri, vendosa ta kapja në ajër, instinktivisht”, përfundoi ai.



I grisi kartonin gjyqtarit, ja sa u dënua futbollisti shqiptar
Historia e plotë >


Gjendet i vdekur në një liqen babai i futbollistit të Liverpulit (FOTO)
Historia e plotë >
“Kjo është vetëvrasje, nëse flas UEFA më dënon 2 muaj"
Historia e plotë >

Pse që të gjithë jemi nga pak teoricienë konspiracionesh
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

COVID-i bëri kërdinë me 335 të vdekur brenda 25 ditëve, por masat nuk nd...
Historia e plotë >
Pakti i plotë/ PD ndryshon emrin e koalicionit dhe rikthen atë të 2005-ë...
Historia e plotë >
Tabelat/ Nuk është vetëm Tirana, rastet më të rënda, qytetet ku ka shpërthyer Covid

Covid shkrumboi 20.5 milion vite jetë

Rusia nxjerr vaksinën e tretë anti Covid, përdoret për këtë kategori personash
Biznes

Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >


Basha kundër rritjes së pagës minimale: Rëndon ndaj biznesit
Historia e plotë >