Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

"Shqyhen" portat te Laçi-Vllaznia, 6 gola në pjesën e parë, Tirana barazim me Skënderbeun, VAR anulon penalltinë

"Shqyhen" portat te Laçi-Vllaznia, 6 gola në pjesën e

Pjesët e para të ndeshjeve Laçi-Vllaznia dhe Tirana-Skënderbeu kanë nisur me vrull dhe me lumë golash.

Kjo sa i përket ndjesh mes shkodranëve dhe laçianëve ku janë shënuar plot 6 gola.  Golat për laçianët u shënuan nga  Zarubica 35′, 39, Lushkja 45+1′. Ndërsa për kuqeblutë Latifi 11′, Da Silva 25′, Aralica 41′.

Ndërsa në sfidën tjetër që luhet në kryeqytet mes Tiranës dhe Skënderbeun pjesa e parë ka përfunduar në barazim. Të parët shënuan bardheblutë, por gëzimi nuk zgjati asnjë një minut, pasi korçarët barazuan.

Vlen të përmendet se për herë të parë është përdorur sistemi VAR dhe pikërisht në këtë sfidë.  Enea Jorgji akordon fillimisht penallti për Skënderbeun, por pas konsultës me VAR-in, vendimi kthehet dhe jepet thjeshtë rivënie fundore, pas duelit Bismark-Hoxhallari.

FORMACIONET ZYRTARE –

LACI – (4-3-3): Sherri, Malota, Ignjatoviç, Roganoviç, Velija, Shehu, Deliu, Lushkja, Mazrekaj, Zarubica, Guindo. Trajner: Dejan Vukiçeviç.

VLLAZNIA – (4-3-3):  Zogoviç, Kruja, Gurishta, Adili, Hakaj, Krymi, Heriç, Jonuzi, Latifi, Da Silva, Aralica. Trajner: Thomas Brdariç.

FORMACIONET ZYRTARE: 

TIRANA: Lika, Ismajlegeci, Hoxhallari, Behiraçe, Toshevski, Limaj, Trote, Hoti, Xhixha, Seferi, Ngo.

SKËNDERBEU: Rexhepi, Vitija, Bajrami, Sadriu, Zguro, Meksi, Vrapi, Mara, Zhan Viktor, Vangjeli, Bismark.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore