Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

"Shqiptarët në stadiume shajnë me radhë familjen", Lorenc Jemini zbulon ndeshjen më të dhunshme

"Shqiptarët në stadiume shajnë me radhë familjen",

Ish-arbitri, Lorenc Jemini shpesh është shprehur që ndeshjet në Shqipëri janë më të tensionuara se jashtë vendit.

I ftuar në emisionin "Jashtë Loje", në një intervistë me moderatoren, Sidorela Gjoni, Jemini tregon më shumë për sa iu përket eksperiencave të tij në stadiume.

Si një ndër ndeshjet më të dhunshme, ai kujton ndeshjen Laçi - Kastrioti në vitin 2011. Stadiumet në Shqipëri janë të dhunshme sipas Jeminit, ndërsa jashtë janë më të menaxhueshme. Në këtë ndeshje gjithçka ndodhi për shkak të akumulimit të tifozëve.

“Rastisi që Kastrioti barazoi në minutën e fundit dhe tifozët hynë në stadium duke shkaktuar konflikt”, ka deklaruar Jemini në Top News.

Gjithashtu një tjetër fakt i rëndësishëm është se këtu në Shqipëri njerëzit janë mësuar të shajnë për gjithë familjarët me rradhë dhe kjo gjë mesa duket nuk i pëlqen Jeminit. Jo vetëm atij, por askujt nuk do t'i pëlqente.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore