Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Shqipëria nuk mund të fitojë ndaj Islandës me 10 lojtarë, e pësojmë në sekondat e fundit

Shqipëria nuk mund të fitojë ndaj Islandës me 10

Shqipëria nuk ka mundur të fitojë ndaj Islandës me 10 lojtarë

Gjithçka nisi në favor të kombëtares tonë, ku në minutën e 11, Gunnarsson doli me kartonin e kuq pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Uzunit.

Pas agresivitetit të djemve tanë, Uzuni merr krahun e majtë dhe shërben një top të bukur drejt zonës dhe në minutën e 35-të Lenjani shënon me kokë, duke dërguar kështu ekipet në dhomat e zhveshjes me këtë rezultat.

Pjesa e dytë ishte plot raste nga Shqipëria, por nuk arritën të gjenin golin e dytë.

Broja u aktivizua në pjesën e dytë duke dhënë disa shkëndija por nuk arriti të gjente golin. Uzuni gjithashtu pati një rast të bukur dhe të pastër, por nuk arriti të shënonte.

Fati ynë i keq nuk na u nda edhe në këtë ndeshje, kur në minutën e 96-të, Islanda gjen golin e barazimit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore