Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Shqipëria nuk di të shënojë/ Trajneri Reja: Krijuam raste dhe na u mohua një 11-metërsh

Shqipëria nuk di të shënojë/ Trajneri Reja: Krijuam raste

Pas barazimit të dytë radhazi pa gola në Ligën e Kombeve, këtë herë ndaj Lituanisë, trajneri Reja u shpreh se ekipi krijoi shumë raste, ndërsa thekson edhe faktin që arbitri mohoi një 11-metërsh.

“Fiton kush shënon, në krijojmë dhe nuk dimë të shënojmë. Nuk kemi justifikime, por krijuam raste dhe nuk na dhanë edhe një penallti që për mua ishte e qartë. Humbëm raste të pastra, por gjithsesi nuk duhet të gjejmë shfajësime, kemi gabuar”, tha Reja pas ndeshjes.

Për trajneri, gjëja pozitive nga ky takim është që lojtarët e rinj kanë fituar eksperiencë për ndeshjet e ardhshme dhe se sipas tij, kjo ndihmon në planin e Shqipërisë për të ardhshmen.

Megjithatë, trajneri italian i Kombëtares sonë u shpreh se ekipi është ende brenda objektivit për vendin e parë në grup dhe kjo do të synohet me fitoren e dy ndeshjeve të fundit muajin e ardhshëm. “Dy ndeshjet që na presin janë një mundësi që ne të marrim 6 pikë dhe të vijojmë t’i qëndrojmë objektivit tonë për të qenë në krye të këtij grupi”, tha Reja.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore