Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

"Shqipëria njësoj si Afrika"/ Njihuni me futbollisten që la Kamerunin për ekipin e Tiranës

"Shqipëria njësoj si Afrika"/ Njihuni me futbollisten

Nuk është hera e parë që një futbollist nga vendet afrikane vendos që të bashkohet me ekipet shqiptare. Por, shumë të rralla janë femrat që e kanë bërë këtë zgjedhje në raport me meshkujt. E tillë është edhe historia e Kwim Monakivine. 22-vjeçarja nga Kameruni e cila prej më shumë se 5 muajsh po qëndron në Tiranë.

Ajo ka spikatur për aftësitë e saj në fushë dhe KF Tirana i ka bërë ftesë për të qenë në mesin e lojtareve shqiptare. Kwim është përshtatur shumë mirë dhe i pëlqen shumë vendi ynë, madje i duket edhe shumë i ngjashëm me Kamerunin.

Mesa duket se ajo ka në plan që të ketë një karrierë si futbolliste këtu në Shqipëri, edhe pse i mungon shumë familja e saj në Afrikë. Në kohët që po kalojmë udhëtimet bëhen edhe më të vështira dhe për momentin asaj i mbetet vetëm komunikimi virtual.

"Shqipëria njësoj si Afrika"/ Njihuni me futbollisten

Kwim Monakivine ishte e ftuar sot në “Wake Up”, ku rrëfeu rrugëtimin e saj për të ardhur te ekipi i Tiranës.

“Unë kam një agjent që punon për mua dhe ai ka disa miq, të cilët janë këtu në Tiranë. Ata kontaktuan agjentin tim dhe bënë të mundur që unë të vij këtu dhe të luaj. Agjenti dhe ekipi bënë çdo gjë të mundur që unë të vija këtu te Tirana.

Asnjëherë nuk e dija që Shqipëria ishte shtet dhe kur u futa në Google pashë një shtet shumë shumë të vogël, por të bukur.

Fillova të kërkoja për gjuhën, monedhën, për kulturën, njerëzit. Shqipëria ishte një shtet shumë i bukur dhe thashë pse jo?

Dua të vizitoj çdo pjesë të bukur të Shqipërisë. Kam qenë në Fier dhe Shkodër vetëm deri më tani", tha ajo. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore