Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Shqipëri-Bjellorusi/ Sokol Cikalleshi në formë, shënon dhe golin e dytë nga 11-metërshi

Shqipëri-Bjellorusi/ Sokol Cikalleshi në formë, shënon dhe

Sokol Cikalleshi duket se është në top-formë duke shënuar dy herë brenda pak minutave ndaj Bjellorusisë ditën e sotme. 

Në minutën '19 erdhi goli i parë me kokë nga shtatlarti. Ndërsa pak minuta më vonë Rei Manaj fitolli një penallti.

Ishte përsëri Cikalleshi që e shndërroi në gol, goditjen nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Një “finale” që vlen plot 1.1 milionë euro për kuqezinjtë e Edi Rejës, që do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, pasi çdo rezultat tjetër nuk do i bënte punë.

Edi Reja ka bërë 4 ndryshime të rëndësishme, teksa Doka, Memolla, Laçi dhe Gjasula e kanë nisur titullarë. Elseid Hysaj do të mungojnë në ketë ndeshje pasi është zbuluar se është prekur nga COVID-19. Ndërkohë që, Abrashi mungon për këtë ndeshje për shkak të kartonëve, ndërsa Kallaku dhe Uzuni e nisin nga stoli.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore