Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Shqipëri-Bjellorusi, publikohen formacionet zyrtare, Reja bën katër lëvizje

Shqipëri-Bjellorusi, publikohen formacionet zyrtare, Reja bën

Shqipëria luan sot ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve, e cila është edhe më e rëndësishmja, ajo ndaj Bjellorusisë, e që do të përcaktojë edhe vendin e parë në grup.

Ndeshja do të nisë në orën 16:00, ndërsa janë publikuar edhe formacionet zyrtare të këtij takimi.

Për ketë ndeshje, trajneri i Kombetares, Edy Reja ka bërë 4 ndryshime të rendesishme, teksa Doka, Memolla, Laçi dhe Gjasula e kanë nisur titullarë.

Elsaed Hysaj do te mundoje kete ndeshje pasi eshte zbuluar se eshte prekur nga COVID-19.

Ndërkohë që, Abrashi mungon për këtë ndeshje për shkak të kartonave, ndërsa Kallaku dhe Uzuni e nisin nga stoli.

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Doka, Memolla, Memushaj, Gjasula, Laçi, Cikalleshi, Manaj. Trajner: E. Reja

BJELLORUSIA: Katekeviç, Juzesçuk, Poliakov, Saçivko, Bordaçev, Ebog, Maevski, Jablonski, Sataseviç, Lisakoviç, Skavish. Trajner: M. Markhel.

Shqipëri-Bjellorusi, publikohen formacionet zyrtare, Reja bën

PERFITIMET FINANCIARE

Kjo ndeshje, për vendin e pare, sjell gjithashtu një sërë benefitesh. Se pari, është kualifikimi për ne çerekfinalet e Ligës se Kombeve për këtë edicion. Vete vendi i pare sjell 1.125 milionë euro shpërblim për FSHF-në, njësoj sa shifra e pjesëmarrjes ne këtë lige. Se dyti, vendi i pare e ngjit Shqipërinë ne Ligën B për edicionin e ardhshëm, me skuadra edhe me te forta, me më tepër te ardhura etj.

Se treti, vendi i pare i jep Shqipërisë shanset për t’u ngjitur një vazo me lart referuar kualifikueseve për Botërorin 2022, bazuar ne renditjen e përfaqësueseve europiane me kriter pikërisht ecurinë ne Ligën e Kombeve. Pra, fitorja me Bjellorusinë vlen shume…

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë do të jetë e shtata në historinë mes dy skuadrave, duke përfshirë ato zyrtaret dhe miqësoret. Shqipëria numëron 2 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje ndaj Bjellorusisë. Kuqezinjtë kanë shënuar 7 gola dhe kanë pësuar 8. Krahas barazisë në përballjet direkte, sa herë është bërë fjalë për arritje në kualifikuese, Bjellorusia e ka mbyllur gjithmonë në avantazh ndaj Shqipërisë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore