
“Shpëtoi mirë që ishte larg meje, se po ta kisha parë..”, lojtari i Barçës tërbon Deschamps
Një rast i papreçedentë u regjistrua në minutat e fundit të pjesës së parë në ndeshjen Francë-Poloni (3-1). Mbrojtësi që luan te Barcelona, Jules Kounde po luante me një varëse floriri në qafë, diçka e palejueshme.
Arbitri kryesor e vuri re dhe i dha urdhër 24-vjeçarit ta hiqte menjëherë. Rregullorja e FIFA-s nuk lejon lojtarët të zbresin në fushë me bizhuteri, aksesorë apo çdo lloj sendi tjetër.
Veprimi i Kounde ka tërbuar trajnerin Didier Deschamps, i cili pas fitores ndaj polakëve dhe kualifikimit në çerekfinalet e Katar 2022 zbuloi bisedën me mbrojtësin.
“I thashë se ishte me fat që nuk qëlloi përpara meje në atë moment, përndryshe… Kounde gaboi, nuk duhet të zbriste në fushë me varëse në qafë”, deklaroi trajneri i kombëtares franceze.






“Neuer theu kodet”/ Kahn: Foli publikisht, na dëmton në një moment delikat
Historia e plotë >


Inteligjenca Artificiale: Agimi i një epoke të re që do të na shkundë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

SKANDALI me korrupsionin/ Merret vendimi për Alda Klosin, ish-zyrtarja u...
Historia e plotë >
"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 8 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Bëhuni gati, acari ‘mbërthen’ Shqipërinë! Çfarë pritet të ndodhë me temperaturat ditën e nesërme

Këmbimi valutor 6 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?
Aktualitet




