Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Shorti i Europa League, përsëritet finalja e Tiranës, me fat Juventus, Man United “peshkon” sërish një spanjolle

Shorti i Europa League, përsëritet finalja e Tiranës, me fat

Në Nyon të Zvicrës u hodh edhe shorti i turit çerekfinal të Europa League. Ajo që ra në sy menjëherë ishte përballja Feyenoord-Roma, me dy skuadrat finaliste të edicionit të vitit të kaluar në Conference League, ku italianët fituan trofeun e parë evropian në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.

Kjo sfidë pritet të krijojë tension edhe mes tifozërive, duke iu referuar precentëve të mëparshme kur janë ndeshur këto dy skuadra. Juventus “peshkoi” Sportingun e Lisbonës, me bardhezinjtë që duken të kënaqur nga shorti duke parë skuadrat e tjera që janë në garë.

Për të tretën herë Manchester United do të ndeshet me një ekip spanjoll. Pasi eliminuan Barcelonën dhe Betis, Djajtë e Kuq do të përballen me Sevilla-n, rekordemenen e këtij kompeticioni. Çifti i fundit është mes gjermanëve të Leverkusen dhe Union Saint Gilloise të Belgjikës.

Shorti vijoi edhe me gjysmëfinalet, teksa fituesi i Juventus-Sporting do të përballet me fituesin e Manchester United-Sevilla. Ndërsa fituesi i Feyenoord-Roma dhe fituesin e Leverkusen- Union Saint Gilloise.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore