Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Shkëndija “s’e bën sefte” me gol në Europë, mundet paq nga letonezët / Drita përballet me Fejnordin

Shkëndija “s’e bën sefte” me gol në

Pas zhgënjimit me sllovenët e FC Mura, Shkëndija e Tetovës zhgënjeu edhe në ndeshjen e parë të Conference League ndaj letonezëve të Rigas, duke u mposhtur me rezultatin 2-0.

Golat për vendasit u shënuan nga Ëesley me Vakulko përkatësisht në minutën e 13-të dhe të 52-të të takimit.

Kjo humbje vështirëson misionin e tetovarëve për të kaluar në këtë fazë, pasi në ndeshjen e kthimit do t’i duhet të paktën tre gola dhe të mos pësojë asnjë. Por, më shqetësuese se sa rezultati ishte loja e dobët e Shkëndijës, që në fushatën e saj në kupave europiane ka pësuar plot 8 gola dhe nuk ka shënuar asnjë vetë.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjetra të shqiptarëve Shkupi po mposhtet 0-2 nga portugezët e Santa Clara, ndërsa Drita e Kosovës po luan ndaj holandezëve të Fejnordit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore