Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Shishet kokës polakëve/ FIFA dënon Shqipërinë: Sjellje të neveritshme, s'do tolerojmë

Shishet kokës polakëve/ FIFA dënon Shqipërinë: Sjellje

Pas ndeshjes së luajtur mbrëmjen e djeshme për eliminatoret e Kupës së Botës ka reaguar organi më i lartë i futbollit.

FIFA ka dënuar dhunën gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë dhe Anglisë kundër Hungarisë.

Sipas FIFA-s, tifozët hungarezë u përleshën me policinë dhe stafin e sigurisë në Wembley pas thirrjeve raciste mes tyre.

Po ashtu protagonistë ishin dhe tifozët shqiptarë që goditën me shishe lojtarët polakë pasi shënuan.

"FIFA aktualisht është duke analizuar raportet e ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës mbrëmë, në mënyrë që të përcaktojë veprimin më të përshtatshëm.

FIFA dënon me forcë incidentet në Angli kundër Hungarisë dhe Shqipëri kundër Polonisë dhe dëshiron të deklarojë se qëndrimi i saj mbetet i vendosur në refuzimin e çdo forme dhune, si dhe çdo formë diskriminimi ose abuzimi. FIFA ka një qëndrim shumë të qartë të tolerancës zero kundër sjelljeve të tilla të neveritshme në futboll," tha zyrtari i FIFA-s. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore