Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Si degjeneroi sherri mes Jurgen Klopp dhe Frank Lampard, zbulohet kush e tërboi trajnerin e Chelsea

Si degjeneroi sherri mes Jurgen Klopp dhe Frank Lampard, zbulohet kush e

Mes dy trajnerëve të njohur Jurgen Klopp dhe Frank Lampard kanë nisur një luftë me deklarata, që u intensifikua vrullshëm të premten.

Dy strategët ofenduan njëri-tjetrin gjatë ndeshjes Liverpool-Chelsea në Anfield Road dhe me stadiumin e boshatisur, çdo fjalë banale e tyre u dëgjua.

Klop e cilësoi trajnerin e Liverpool si arrogant, ndërsa shtoi se Lampard kishte shumë për të mësuar.

Lampard akuzoi stafin e Klopp se kishte kaluar limitet, duke treguar mungesë respekti, duke bërtitur drejt tij pas humbjes 5-3 të Chelsea në Anfield të Mërkurën.

“Ishte jashtë çdo kodi ajo që ndodhi. Jo Jurgen Klopp, por njerëzit që kaluan kufirin dhe kjo është ajo që më acaroi.”, ka deklaruar Lampard.

Ndihmësi i Klopp, Pep Lijnders ishte shënjestra e tërbimit të Lampard. Pastaj, në një intervistë pas ndeshjes, Lampard tha se 'Liverpool nuk duhet të bëhet shumë arrogant’.

"Frank ishte me një humor vërtet konkurrues dhe unë e respektoj atë shumë," tha Klopp.

Klopp u mundua ta sheshojë atë që ndodhi gjatë ndeshjes.

 “Gjatë ndeshjes, nuk kam asnjë problem me fjalët që mund të thonë trajnerët. Edhe unë vetë kam përdorur fjalë që nuk duhen, janë emocione gjatë lojës. Ajo që Frank (Lampard) duhet të mësojë, është që kur të bjerë vërshëllima finale, gjithçka mbyllet aty."

“Ai është një trajner i ri dhe jam i bindur se do ta mësojë edhe këtë gjë”, përfundoi trajneri gjerman i Liverpool.

Pas ndeshjes Lampard dhe Klopp shtrënguan duart, por nuk dukej një përshëndetje e përzemërt. Marrëdhënia mes dy trajnerëve nuk është e mirë dhe sezonin e ardhshëm pritet të ketë më shumë rivalitet.

Liverpooli në këtë ndeshje mori trofeun e kampionit. 

Si degjeneroi sherri mes Jurgen Klopp dhe Frank Lampard, zbulohet kush e Si degjeneroi sherri mes Jurgen Klopp dhe Frank Lampard, zbulohet kush e Si degjeneroi sherri mes Jurgen Klopp dhe Frank Lampard, zbulohet kush e Si degjeneroi sherri mes Jurgen Klopp dhe Frank Lampard, zbulohet kush e 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore