Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Sherr mes Conte e Tuchell/ Mbyllet në barazim derbi londinez, Chelsea-Tottenham

Sherr mes Conte e Tuchell/ Mbyllet në barazim derbi londinez,

Ka përfunduar 2-2 derbi i Londrës mes Chelsea-Tottenham.

Gjatë 90 minutave ishin ‘Blutë e Londrës’ që e dominuan ndeshjen, por në fund nuk arritën të marrin pikët e plota.

Në epërsi kaluan në minutën e 19`, kur pas një harkimi nga Marc Cucurrela, Kalidou Koulibaly shënoi një supergol.

Pjesa e dytë ishte edhe më e zjarrtë, pasi u shënuan edhe tri gola.

Ishin Tottenham që në minutën e 68` barazoi rezultatin me Hojbjerg.

Por, në të 77` pas një aksioni të bukur nga ‘Blutë’ shënoi Reece James, për t`i dhuruar epërsinë.

Në këtë derbi pak minuta kishte edhe për sulmuesin shqiptar, Armando Broja, pasi u inkuadrua pak pa përfunduar loja.

Kur po mendohej se gjithçka ka përfunduar ishte Harry Kane që barazoi rezultatin në 2:2.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore