Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Shënoi gol në fitoren 5 me 1/ Gattuso “çmendet” pas lojtarit të tij: Do ishte burri perfekt për vajzën time

Shënoi gol në fitoren 5 me 1/ Gattuso “çmendet” pas

Dashuria e Gennaro Gattusos për një nga yjet e tij të Valencias e ka bërë atë ta cilësojë mbrojtësin si 'burrin ideal' për vajzën e tij adoleshente pasi ai shënoi në fitoren e tyre ndaj Getafe.

Tekniku italian ka fituar deri më tani dy nga katër ndeshjet e tij në krye të ekipit të Ligës , pasi u bashkua gjatë verës, mbi një vit që nga largimi nga Napoli , ndërsa duket se tashmë e ka zgjedhur lojtarin e tij të preferuar.

Ish-mesfushori i AC Milan dhe Rangers ka folur me superlativa për ish-mbrojtësin e majtë të të rinjve të Spanjës, Toni Lato, aq sa e cilësoi atë si një dhëndër të mundshëm.

“Ne jemi me fat që kemi një lojtar si Toni Lato. Ai është një djalë i mrekullueshëm. Vajza ime është shumë e re, ajo është vetëm 18. Por dikush si Toni është një mashkull ideal për të. “Mund ta shihni se çfarë djaloshi është, modest dhe punëtor."- deklaroi ai në konferencës pas ndeshjes së fundit kudnër Getafes, të fituar me rezultati ne thellë 5 me 1.

Valencia e Gattusos siguroi një fitore 5-1 ndaj Getafes me Lato, 24 vjeç, shënoi golin e tij të parë për klubin që nga viti 2020/21.

Lato ka dalë nga akadema e të rinjve në Mestalla dhe më pas është aktivizuar me PSV dhe Osasuna, përpara se të impresiononte shefin e tyre aktual këtë sezon.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore