Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Sevilla eliminon Romën nga Europa League, kualifikohet në çerekfinale edhe Leverkusen

Sevilla eliminon Romën nga Europa League, kualifikohet në

Roma është eliminuar nga Europa League pas humbjes 2-0 nga Sevilla, e cila ka siguruar një vend në çerekfinale. Ndeshja e luajtur në Duisburg është vendosur në pjesën e parë.

Spanjollët kanë kaluar në avantazh në minutën e 22-të me një aksion të bukur individual të Reguilon dhe kanë siguruar kualifikimin në minutën e 44-t me golin e shënuar nga En Nesyri.

Roma e ka mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Mancini në fundin e takimit.

Sevilla do të luajë nëçerekfinale kundër fituesit të çiftit Olympiakos-Wolves.

Kalon në çerekfinale edhe Bayer Leverkusen, që ka mposhtur 1-0 Rangers në BayArena.

Ndeshja është vendosur nga një gpl i Diaby në minutën e 51-të, por gjermanët e kishin hipotekuar kualifikimin në çerekfinale falë fitore 3-1 të marrë në ndeshjen e parë në Glasgou.

Gjermanët do të ndeshen me Inter-in në çerekfinale.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore