Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Serie A/ 29 gola në 8 ndeshje, fitojnë Lazio, Napoli e Atalanta, ngec Roma

Serie A/ 29 gola në 8 ndeshje, fitojnë Lazio, Napoli e Atalanta, ngec

Një javë plot me gola ishte ajo radhës në Serie A ku në 8 ndeshje  u shënuan plot 29 gola.

Napoli fitoi me rezultatin 4-3 përballë Crotones. Vendasit udhëhiqnin 3-1 në pjesën e parë, por miqtë gjetën forcat dhe barazuan më pas. Djemtë e Gattuso gjetën ende fuqi në këmbët e tyre dhe shënuan golin e fitores me Di Lorenzon.

Atalanta mori një 3 pikësh të vlefshëm duke mundur në shtëpi Udinezen me rezultatin 3-2. Dygolëshi i Muriel e çon “Dea”-n në vendin e tretë.

Edhe Lazion mori një fitore të mundimshme 2-1 në shtëpi ndaj Spezia, në një takim që shënoi përplasje mes lojtarëve të dy ekipeve pas një ndërhyrje të rëndë të miqve në fund të takimit.

Roma vijon të tregojë paqëndrueshmëri në kampionat duke rënë në vendin e 7 që e le jashtë kupave të Europës.

Verdhekuqtë morën një barazim 2-2 ndaj Sasuolos në transfertë, në një takim që ishin duke udhëhequr gjatë gjithë kohës.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore