Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Seria A/ Inter mposht Parmën dhe nis shkëputjen, shkëlqen Sanchez

Seria A/ Inter mposht Parmën dhe nis shkëputjen, shkëlqen Sanchez

Inter përfiton maksimalisht nga ndalesa e Milanit dhe nis arratinë në krye të Serisë A, pasi mposhti Parmën me rezultatin 1-2 falë një dopiete të Alexis Sanchez dhe u ngjit në kuotën e 59 pikëve, 6 më tepër se kushërinjtë kuqezi.

Ndonëse pritej një Inter dominues, pjesa e parë nisi mjaft mirë për Parmën, që i shkoi shumë pranë golit të avantazhit me Kurtiç, por gjuajtja e tij me kokë u grushtua në mënyrë të shkëlqyer nga Handanoviç. Reagimi i zikaltërve ishte mjaft i vakët dhe vetëm në minutat e fundit të pjesës së parë nisën të shohin drejt portës së Sepes, megjithatë skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes me rezultatin e bardhë 0-0.

Pjesa e dytë nisi vrullshëm për të besuarit e Contes, që pas disa aksionesh të rrezikshme, zhbllokuan rezultatin me anë të Alexis Sanchez, i cili iu ‘vodh” mbrojtjes vendase dhe mposhti portierin Sepe. Vetëm 8 minuta më vonë ishte sërish sulmuesi kilen që shënoi edhe golin e dytë për Interin, sërish i shërbyer nga Romelu Lukaku, që bëri gjithçka mirë në gjysmëfushën kundërshtare, para se të jepte pasimin vendimtar.

Trajneri D’Aversa freskon skuadrën me tre zëvendësime dhe në minutën e 71-të Parma ia del të rihapë ndeshjen, teksa pas një aksioni pa shumë pretendime, Hernani u harrua në shtyllën e dytë dhe gjuajti, duke mposhtur Handanoviç. Ky gol i bëri minutat e mbetura mjaft emocionuese, me emilianët që provuan me të gjitha mënyrat të shmangin humbjen, por nuk ia dolën, ndërsa në krahun tjetër Lukaku e Luataro shpërdoruan disa mundësi për të mbyllur ndeshjen.

Vërshëllima finale e arbitrit Pasqua la në fuqi suksesin 1-2 të zikaltërve, që regjistruan kështu fitoren e 6 radhazi në kampionat dhe nisën shkëputjen në krye të renditjes, pasi e shohin veten +6 pikë nga Milani i vendit të dytë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore