Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Seria A/ Fitojnë Juventus dhe Inter, zikaltërit vazhdojnë rrugën drejt titullit kampion

Seria A/ Fitojnë Juventus dhe Inter, zikaltërit vazhdojnë

Interi ka arkëtuar pikë të plota përballë Sassuolos (2-1) në Giuseppe Meazza, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin italian duke vazhduar rrugëtimin drejt titullit të Serie A.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 10-të kur pas një harkimi të Ashley Young realizoi Romelu Lukaku dhe me epërsi minimale u mbyll pjesa e parë.

Lautaro Martinez shënoi golin e sigurisë në pjesën e dytë (67’), ndërsa Lukaku ishte në rolin e asistuesit. Falë kësaj fitoreje, Interi numëron 71 pikë dhe distancohet me 11 pikë nga vendi i dytë, Milan.

Me të njëjtin rezultat ka fituar edhe Juventus. Paulo Dybala ishte një nga mungesat më të mëdha të Juventusit këtë sezon, ku mungoi në shumë ndeshje. Sulmuesi argjentinas u kthye sot ndaj Napolit pas tre muajsh, ku zëvendësoi Alvaro Moratan.  Pas katër minutash që u fut në lojë Dybala shënoi një gol spektakokar.

Golin e parë në këtë ndeshje e kishte shënoi  Cristiano Ronaldo.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore