Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Sensori brenda topit "Adidas" vendos zyrtarisht i kujt ishte goli i parë i Portugalisë

Sensori brenda topit "Adidas" vendos zyrtarisht i kujt ishte goli i

Adidas u ka dhënë fund polemikave për golin e parë të shënuar në sfidën mes Portugalisë dhe Uruguait në Kampionatin Botëror.

Ronaldo kërkonte që goli t’i quhej atij, por FIFA kishte vendosur se ishte i mesfushorit të Manchester United, Bruno Fernandesit.


Një gjë të tillë tani e ka konfirmuar edhe Adidas, të cilët janë edhe dizajnues të topit “Al Rihla” që përdoret në Botërorin e Katarit.

Në deklaratën e Adidas thuhet:

Në ndeshjen midis Portugalisë dhe Uruguait, duke përdorur teknologjinë e topit të lidhur të vendosur në topin e ndeshjes zyrtare të adidas Al Rihla, ne jemi në gjendje të tregojmë përfundimisht nuk kishte asnjë kontakt me topin nga Cristiano Ronaldo për golin e parë në lojë. Sensori IMU 500 Hz brenda topit na lejon të jemi shumë të saktë në analizën tonë.”

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore