Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Sekreti i Ronaldos? 6 vakte ushqim, 5 dremitje dhe stërvitje gjatë të gjithë ditës

Sekreti i Ronaldos? 6 vakte ushqim, 5 dremitje dhe stërvitje gjatë

Ylli portugez Cristiano Ronaldo po shkon 37-vjeç, por nuk ka rënë aspak nga forma e tij dhe këtë e dëshmoi me dy golat e shënuar në ndeshjen debutuese si i rikthyer te Manchester United.

Portugezi gëzon një gjendje fizike të shkëlqyr. Trupi dhe muskujt e tij janë perfektë dhe ai vijon të dhurojë spektakël në fushën e lojës si të ishte ende një djalosh 20-vjeçar.

Por cili është sekreti i kësaj forme të jashtëzakonshme?

DailyMail ka shkruar të përmbledhur ditën tipike për CR7 dhe nëse i hedhim një sy, ajo nuk është aspak e zakonshme.

Sa i përket ushqimit, ai ka një dietë strikte, ku lejohen vetëm proteinat pa dhjamë, drithërat, vitaminat dhe kripërat minerale. Në total gjatë një dite konsumohen 6 vakte, me një distancë 3-4 orë nga njëri-tjetri, kjo me qëllim që metabolizmi të mbahet gjithmonë aktiv dhe ai të ketë energji për stërvitje.

Sa i përket pijeve, për Ronaldon është i ndaluar çdo lloj alkooli nga dieta, duke lënë në tavolinë vetëm lëngje frutash si edhe ujë, të paktën 2 litra në ditë. Ronaldo bën një total prej 5 dremitjesh në gjumë çdo ditë, për një total prej 90 minutash.

Ai kryen çdo ditë sesione palestre në shtëpi, si edhe stërvitje në pishinë duke notuar. Një stërvitje konstante, që i lë shumë pak hapësirë për kohë të lirë dhe qejf. Ky është Cristiano Ronaldo!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore