Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

“Schumacher është zgjuar, merr frymë, por jo...”/ Neurologu gjerman zbulon çfarë po ndodh me ish-kampionin

“Schumacher është zgjuar, merr frymë, por jo...”/

“Michael Schumacher është zgjuar, merr frymë, zemra e tij rreh, me siguri mund të ulet dhe të bëjë ndonjë hap me ndonjë ndihmë, por jo më shumë. Mendoj se kjo është më e mira që mund të bëjë”.

Këto janë fjalët e neurologut Erich Riederer, në një dokumentar mbi ish-kampionin e botës në Formula 1, i realizuar nga “TMC France”.

Schumacher ishte viktimë e një traume të rëndë në kokë në një aksident në Meribel të Francës më 29 dhjetor 2013. Që nga ajo kohë, gruaja e tij Corinna ka qenë hermetike në mënyrën më të rreptë të mundshme sa u përket informacioneve për shëndetin e tij. Sot, profesori gjerman, Riederer, thotë se dëmi i pësuar nga Schumacher është i parikuperueshëm: “Mendoj se është në gjendje vegjetative, që do të thotë se ai është zgjuar, por nuk përgjigjet”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore