Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

“Schumacher është shumë mirë”/ Suprizon ish-shefi i Ferrarit: Ne shohim garat bashkë

“Schumacher është shumë mirë”/ Suprizon

Që prej vitit 2013, kur ai pësoi aksidentin e rëndë teksa bënte ski, bota nuk e ka parë më legjendën e Formula 1, Michael Schumacher.

Ai pësoi ënjtje të trurit dhe ra në koma për rreth 6 muaj, dhe gjatë gjithë kësaj kohe familja e tij ka qenë e rezervuar në lidhje me informacionet për shëndetin e ish-garuesit të Ferrarit.

Megjithatë, ish-shefi i tij tek skuadra italiane, Jean Todt, ka deklaruar së fundmi se Schumacher është përmirësuar shumë, madje aq sa tashmë shikon dhe garat e të birit nga ekrani.

Duke folur për transmetuesin gjerman NTV, ai tha: "Nuk më mungon Michael. Unë mund ta shoh atë. Por sigurisht, ajo që më mungon është ajo që bënim së bashku. Po është e vërtetë - unë i shikoj garat me Michael”.

Në nëntë vjet që nga aksidenti i tij, djali i Schumacher, Mick ka vazhduar të përparojë në rangun dhe të sigurojë vendin e tij në F1. Ka qenë një sezon i fortë deri më tani për pilotin e Haas, veçanërisht në javët e fundit.

Ai siguroi pikët e tij të para në Silverstone në fillim të këtij muaji me një përfundim në vendin e tetë përpara se ta kalonte këtë rezultat,  një javë më vonë duke kaluar vijën në vendin e gjashtë në Çmimin e Madh të Austrisë.

Duke iu drejtuar Schumacher-it më të ri, Todt vazhdoi: “Isha shumë i lumtur kur ai përfundoi me pikë në dy garat e fundit. Ka pasur shumë presion të padrejtë ndaj tij. Ajo që unë me të vërtetë dëshiroj për të është shansi për të ngarë makinën më të mirë. Atëherë ai do të jetë në gjendje të fitojë gara dhe tituj."- shtoi ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore