Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Salah vendos një rekord absolut/ Përballja me Liverpoolin, pse kjo është ndeshja me e keqe për Manchester United

Salah vendos një rekord absolut/ Përballja me Liverpoolin, pse kjo

Kurrë më parë, Manchester United nuk pësonte 4 gola që në pjesën e parë. Këtë e ka bërë Liverpool-i i udhëhequr nga Salah përpara mijëra tifozëve në “Old Trafford”.

“Djajtë e kuq”, nën drejtimin e norvegjezit, Ole Gunnar Solskjær, dhe me Ronaldon në sulm, kanë prekur fundin këtë pasdite të diele, ndërsa “The Reds” kanë vendosur diktatin brenda 45 minutave të para.

Keita, Jota dhe dy gola nga Salah bënë që në Old Trafford të pllakos heshtja, ndërsa Solskjær “bën valixhet gati” ende pa u mbyllur takimi. Në anën tjetër, Liverpool tregon që këtë sezon është një skuadër e frikshme për kundërshtarët, shumë larg asaj që tregoi një vit më parë në Premier League.

Me dy golat e realizuar në pjesën e parë, Salah bëhet afrikani me më shumë gola të shënuar në Premier League, 106, duke kaluar Drogba, tashmë i tërhequr nga futbolli, me 104 gola.

Ndërkohë, pjesa e dytë ka nisur sërish me gol për Liverpoolin, ndërsa autor ishte Salah.

Salah vendos një rekord absolut/ Përballja me Liverpoolin, pse kjo

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore