Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Salah është "mbreti"! Liverpool poshtëron “Djajtë e Kuq”, egjiptiani thyen rekordin e Ronaldos

Salah është "mbreti"! Liverpool poshtëron

FUTBOLL - Egjiptiani Mohamed Salah "mbreti" i super sfidës Manchester United-Liverpool, një ndeshje që do të kujtohet me gjenerata.

Djemtë e Jurgen Klopp poshtëruan “Djajtë e kuq”  në stadiumin e tyre me rezultatin 5:0, humbja më e madhe e historisë së Manchester United ndaj Reds, dhe në përgjithësi humbja më e madhe në shtëpi nga viti 1955.

Liverpool vendosi diktatin brenda 45 minutave të para, me Keita, Jota dhe dy gola nga një Salah i papërmbajtshëm që bënë që në Old Trafford të pllakos heshtja.

Rekordi i Salah

Në pjesën e dytë, Salah shënoi të tretin, gol që e shndërron egjiptianin në futbollistin e parë pas 18 vitesh që shënon një “hat trick” nga viti 2003, ku një yll i Real Madridit kryente të njëjtën kryevepër.

Emri? Cristiano Ronaldo, që për ironi të fatit ishte sot në fushë, duke iu mohuar edhe një gol nga VAR.

Vlen të theksohet se në një të diel të “zezë”, “Djajtë e kuq” i kanë lënë dhe nervat.

Pogba kreu një ndërhyrje tejet të rëndë në pjesën e dytë, duke goditur kundërshtarin me taka. Gjyqtari nuk hezitoi dhe e ndëshkoi francezin me kartonin e kuq.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore