Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

"Sa të mirë që janë!"/ Dalin MESAZHET: Çfarë thanë lojtarët e Barçës në grupin e Whatsapp-it pas eleminimit të Realit

"Sa të mirë që janë!"/ Dalin MESAZHET:

Botimi spanjoll AS.com publikoi mesazhet që qarkulluan në grupin WhatsApp të lojtarëve katalanas gjatë përballjes mes Real Madridit dhe Manchester Cityt (4-0).

“Çfarë lëvizjeje!”, ishte një nga mesazhet e para në grup, i ndjekur nga një tjetër, që nënvizonte, se një Real Madrid kaq i dobët, nuk ishte parë “që nga finalja e Superkupës së Spanjës”.

Në pjesën e parë, teksa Manchester City po kryesonte 2-0, kjo ishte një arsye që lojtarët e Xavi të thërrasin: “Sa të mirë që janë!” Në fakt, ky ishte mesazhi më i zakonshëm në grupin WhatsApp të katalanasve.

Ish-lojtarët e Manchester Cityt, Eric Garcia dhe Ferran Torres, shfrytëzuan gjithashtu rastin për të uruar ish-shokët e tyre të skuadrës sapo mbaroi ndeshja. 

Xavi Hernández i dërgoi Pep Guardiolës një mesazh urimi përpara finales së dytë të Champions League kundër Interit të Milanos.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore