
Rrezikohet ndeshja me Izraelin, sulmuesi nuk stërvitet me ekipin e Kombëtares
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së Ligës së Kombeve ndaj Izraelit, që do të luhet më datë 9 qershor 2022 në stadiumin “Air Albania”, ora 20:45.
Seanca e fundit u fokusua më shumë në aspektin taktik të ndeshjes ndërsa trajneri Edoardo Reja ka provuar module të ndryshme për sfidën zyrtare. E vetmja mungesë ishte Sokol Cikalleshi, i cili po kalon në gjendje gripale dhe qëndroi pushim. Stafi mjekësor po e mban në monitorim sulmuesin për të parë në vazhdimësi gjendjen e tij nëse do të mund të jetë i gatshëm për të luajtur ndaj Izraelit.
I gjithë grupi është stërvitur normalisht, teksa Armando Broja dhe Myrto Uzuni kanë treguar gjendje të mirë fizike dhe janë rikuperuar plotësisht. Edhe pjesa tjetër e grupit janë në dispozicion, ndërsa mesfushori Odise Roshi siç është bërë e ditur nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e dytë të Ligës së Kombeve.






Thuajse e kryer/ Juventus do të ketë dhuratën e madhe në sulm!
Historia e plotë >


Si do të evoluojë pandemia gjatë 5 viteve të ardhshme?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Udhëtimi i fundit nënë e bir/ Momenti tragjik kur makina fluturon nga ur...
Historia e plotë >
Aksident i rëndë në Berat/ Makina përfundon në lumë, vdes nëna me 6-vjeç...
Historia e plotë >
Vala e re e pandemisë në vjeshtë? Ekspertët hapin alarmin, jemi drejt rikthimit të ...

Polemikat për provimin e biologjisë/ Publikohen rezultatet: 59 maturantë ekselentë, ja sa ngelësa janë

Publikohen rezultatet e provimeve të lëndëve me zgjedhje/ Kushi: Testi i biologjisë nuk kishte asnjë gabim (LINKU)
Aktualitet



‘A ishte e sinqertë fjala e Ramës në Samit?' Ja si e komenton Majlinda Bregu
Historia e plotë >
