Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Në prag të derbit/ Dy lojtarë të Partizanit me koronavirus, reagon klubi: Ja kush janë të infektuarit (EMRAT)

Në prag të derbit/ Dy lojtarë të Partizanit me koronavirus,

KF Partizani ka reaguar menjëherë për dy lojtarët me COVID-19 brenda ekipit duke bërë me dije se ata janë Dejan Boldor dhe Besnik Ferati.

Pikërisht, ata kanë rezultuar sot me koronavirus dhe pas shfaqjes së simptomave menjëherë i janë nështruar testimit.

Por brenda kampit të kuq ka dhe lajme të mira, teksa Amir Bilali ka rezultuar negativ për COVID-19, kurse Boldor dhe Ferati janë në shtëpi të vetëkarantinuar. Ky lajm vjen vetëm pak ditë përpara derbit të madh të kryeqytetit kundër Tiranës, çka do ta përshtjellojë jo pak ambientin e kuq.

"FK Partizani njofton se dy prej pjestarëve të ekipit Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë rezultuar sot pozitiv me Covid-19. Lojtarët ditët e fundit kanë shfaqur simptomat e para dhe menjëherë i janë nënshtruar testimit të tamponit nga ku kanë rezultuar pozitiv. Testimit të tamponit i nënshtruar edhe lojtari tjetër Amir Bilali, i cili ka rezultuar negativ. Boldor dhe Ferati fatmirësisht gëzojnë gjendje shëndetësore të mirë dhe janë vetëkarantinuar në banesat e tyre. Ndërkohë asnjë lojtar dhe pjestar tjetër i ekipit nuk kanë shfaqur simptoma. Klubi ka marr të gjitha masat dhe ka zbatuar me rigorozitet protokollin shëndetësor të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ISHP (Insituti Shëndetit Publik) dhe do të vijojë ti përmbahet udhëzimeve për pjesen tjetër të skuadrës dhe stafit.", njofton Partizani.

Skuadra e Partizanit do të zhvillojë ditën e premte derbin e kryeqytetit kundër Tiranës. Ditë më parë rezultoi pozitiv me Covid-19 edhe futbollisti i Bylisit Qardaku, i cili u karantinua për dy javë, ndërsa skuadra vijoi aktivitetin. Më pas, futbollisti u bashkua sërish me skuadrën ballshiote. E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me skuadrën e Partizanit për ndeshjet e mbetura të këtij sezoni.

Në prag të derbit/ Dy lojtarë të Partizanit me koronavirus, Në prag të derbit/ Dy lojtarë të Partizanit me koronavirus, Në prag të derbit/ Dy lojtarë të Partizanit me koronavirus,

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore