Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

RREGULLAT/ Ndeshja Shqipëri-Poloni, nuk lejoheni brenda në stadium nëse...

RREGULLAT/ Ndeshja Shqipëri-Poloni, nuk lejoheni brenda në stadium

Sonte në mbrëmje Kombëtarja jonë kuqezi luan përballë Polonisë në një prej ndeshjeve më të rëndësishme për eliminatoret e Botërorit 2022.

Ndeshja e cila luhet në stadiumin "Air Albania" fillon në orën 20:45, por tifozët duhet të hyjnë në stadium që prej orës 18:00.

FSHF ka njoftuar se nuk do të lejohen disa sende si, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike, por vetëm flamuri zyrtar shqiptar.

Njoftimi i plotë:

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm mbrëmjen e sotme në stadiumin kombëtar “Air Albania” për të ndjekur ndeshjen “Shqipëri – Poloni”, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022” mbi orarin e hyrjes së tyre në stadium dhe mbi një pjesë të materialeve që nuk do të lejohen të mbahen me vete në stadium.

– Hyrja e tifozëve do të fillojë në ora 18:00. – Të gjithë personat që janë të pajisur me biletë, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit si dhe nuk do të lejohen fëmijët nën moshën 16 vjeç, të cilët janë të pashoqëruar nga prindërit. – Nuk do të lejohen disa sende si, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj – Lejohet vetëm flamuri zyrtar shqiptar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore