Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Rrëfehet Pogba: Mourinho dilte kundër lojtarëve, nuk e kuptova çfarë ndodhi mes nesh

Rrëfehet Pogba: Mourinho dilte kundër lojtarëve, nuk e kuptova

Jose Mourinho u shkarkua nga Manchester United në dhjetor të 2018-ës, pasi kishte humbur kontrollin e grupit dhe mbi të gjitha nuk kishte arritur të ndërtonte një marrëdhënie të mirë bashkëpunimi me mesfushorin kampion bote, Paul Pogba.

Ky i fundit është rikthyer të flasë për marrëdhëniet me portugezin dhe nuk ka përdorur aspak diplomaci, teksa ka theksuar se mes tij dhe norvegjezit Ole Gunnar Solskjaer ka një diferencë të madhe. “Me Solskjaer është gjithçka ndryshe, pasi nuk u kundërvihet kurrë lojtarëve të tjerë. Ndoshta nuk i përzgjedh për t’i futur në formacion, por nuk i lë asnjëherë mënjanë si të mos ekzistonin fare. Kjo është diferenca mes tij dhe Mourinhos”, u shpreh Pogba.

Mesfushori francez u transferua te Manchester United verën e 2016-ës, si një nga dhuratat e para të drejtuesve të “djajve të kuq” për Jose Mourinhon, i cili sapo ishte transferuar në “Old Trafford”, por me kalimin e kohës marrëdhëniet mes palëve erdhën duke u ftohur.

“Kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me Mourinhon dhe këtë e kanë vënë re të gjithë, por më pas gjithçka ndryshoi pa e kuptuar se çfarë ndodhi. Kjo është gjëja më e çuditshme që kam përjetuar me Mourinhon dhe as unë nuk di ta shpjegoj çfarë ndodhi”, u shpreh mesfushori francez.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore