Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Rrëfehet Mike Tyson: Isha overdozë me kokainë dhe rraha 7 prostituta në dhomën time

Rrëfehet Mike Tyson: Isha overdozë me kokainë dhe rraha 7

Legjenda e boksit Mike Tyson është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pas rikthimit në formën më të mirë fizike dhe ndeshjes që do të zhvillojë për bamirësi përballë Roy Jones.

Por nëpër intervista për mediat botërore, Tyson ka rrëfyer anë të jetës së tij që nuk ishin zbuluar më parë.

Ai rrëfen se në vitin 2009 “preku fundin” kur rrahu 7 prostituta ndërsa konsumonte drogë.

Ish-kampioni i peshave të rënda zbuloi se ai i sulmoi ato sepse droga i shkaktonte paranoja duke menduar se ato do ta vidhnin.

“Nëse rrija në një dhomë hoteli, e kisha të pamundur të qëndroja vetëm, le të ishte prostitutë apo edhe një qen, nuk kishte rëndësi për mua. Por atë natë kujtoj që puna shkoi keq. Isha në suitën time të hotelit me 7 femra dhe një dozë të madhe kokaine, morfinë e marijuanë,” tregon ai.

“Arrita kulmin ngaqë u bëra paranojak dhe mendova se atop o më vidhnin dhe fillova t’i godisja të gjitha. Isha në një periudhë shumë të errët të jetës sime. Por jam dhe falenderues sepse në atë moment e pashë veten se sa keq isha dhe vendosa të mos pi më kokainë,” tha Tyson.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore