Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Rrëfehet Igli Tare: E kisha të vështirë të refuzoja Milanin!

Rrëfehet Igli Tare: E kisha të vështirë të refuzoja

Drejtori i Lacios, Igli Tare ka folur ditën e sotme në emisionin "Wake Up" në Top Channel, teksa prek tema nga çmimi i tij i fundit në Itali, te oferta e Milanit që sipas tij ishte shumë e vështirë ta refuzonte dhe më pas kombëtarja në fazë tranzicioni.

"Fëmijëria ime është e lidhur me Milanin e holandezëve, Sakit. Kam qenë tifosh në moshë të re, ndeshjen e parë të Serisë A e kam bërë kundër Milanit.

Oferta e Milanit ka qenë para dy sezoneve nga ana e Maldinit, por lidhja ime me Lacion del jashtë marrëdhënies normale, sepse kam shumë vite aty. Është një lidhje që lindi në mënyrë të papritur, si dashuria që sa vjen dhe shtohet. E kisha të vështirë të refuzoja Milanin”, tha ai. 

Ndër të tjera, Tare thekson se do të ishte krenari të kontribuonte në futbollin shqiptar.

“Ndjek çdo gjë në lidhje me futbollin shqiptar, edhe Kosovën edhe Maqedoninë. Për mua është krenari të kontribuoj për të mirën e futbollit shqiptar. Jo vetëm unë, por ka edhe shumë të tjerë që punojnë dhe nuk kanë atë shikueshmërinë time. Unë i ndjek dhe kam kontakte që mund të japin kontribut. Fëmijërinë time e kam të lidhur me Partizanin, është klubi i jetës se çdo gjë e kishim të lidhur me atë. Por, edhe me Flamurtarin që kam qenë tifoz në kohën e Flamurtarit të artë”, u shpreh Tare. 

Më tej Tare theksoi: “Sezonin e kaluar para pandemisë ishim kandidatë kryesorë për të fituar titullin. Po kalojmë një periudhë tranzitore, jo vetëm ne por gjithë futbolli europian. Mundohemi të jemi të kujdesshëm, në mënyrën e organizimit. Çdo ditë konktatet me botën e jashtme mundohemi t’I kemi sa më të kufizuara, është një situatë jo e lehtë". 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore