Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Rrëfehet Florian Marku, tregon prapaskenat për zhvillimin e sfidës në Tiranë

Rrëfehet Florian Marku, tregon prapaskenat për zhvillimin e

“Pas 5 vitesh rikthehem të dueloj në Tiranë, pasi jam përballur kudo në Europë. Mezi pres ta shoh stadiumin plot me flamujt kuqezi”. Është kjo deklarata e dhënë në rrjetet sociale nga boksieri shqiptar Florian Marku, që më 25 gusht do të duelojë në “Air Albania” ndaj meksikanit Miguel Parra Ramirez.

Kjo sfidë është e vlefshme për titullin e përkohshëm kampion bote në kategorinë WBC Silver (pesha welter). Duke folur për zhvillimin e ndeshjes në Tiranë, Marku sqaron se si u arrit marrëveshja: “Kam një kontratë me Sky Sports, për të zhvilluar 4 duele këtë vit dhe njëra prej tyre do të jetë në Tiranë”.

“Ata nuk donin ta zhvillonin këtë ndeshje këtu, pasi për ata ishte një risk i madh dhe nuk besonin. Kam bërë luftë që ta zhvilloj këtë ndeshje dhe të sjell këtë organizim në Shqipëri. Ata donin ta shtynin pas një viti, por këmbëngula me zemër e shpirt dhe ia dola mbanë”, tha Marku, që numëron 11 fitore e 1 barazim në karrierë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore