Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Ronaldo udhëheq Portugalinë, Franca dhe Belgjika dhurojnë spektakël, Anglia "ngec" me Danimarkën

Ronaldo udhëheq Portugalinë, Franca dhe Belgjika dhurojnë

Portugalia me Cristiano Ronaldon vazhdon të impresionojë, pasi kanë triumfuar ndaj Suesidë me rezultatin 2:0.

Ndeshja e vlefshme për Ligën A të Ligës së Kombeve përfundoi në favor të iberikëve, me kapitenin Ronaldo që realizoi të dy golat.

Dy golat e shënuar nga 35-vjeçari ishte njëri më i bukur se tjetri, derisa kapi kuotën e 101 golave në nivelin ndërkombëtarë.

Portgalia mban vendin e parë në grupin e tretë të Ligës A, duke tubuar gjashtë pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa Suedia nuk ka marrë asnjë pikë.

Në të njëjtin grup janë edhe Franca dhe Kroacia, me ‘Gjelat’ që morën fitore të pastërt 4:2, duke ndarë vendin e parë me Portugalinë sonte.

Fiton Belgjika, ngec Danimarka

Belgjika ka arritur fitore bindëse ndaj Islandës duke e mposhtur me rezultat 5:1, në kuadër të grupit 2 të Ligës A të Ligës së Kombeve.

Belgjika blindon vendin e parë me gjashtë pike, ndërsa Islanda pas dy ndeshje nuk ka asnjë pike.

Ndërkohë, Anglia ka barazuar pa gola ndaj Danimarkës – duke marrë vetëm katër pikë nga dy ndeshje.

Danezët mbajnë vendin e tretë me një pikë pas dy ndeshjeve.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore