Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Ronaldo tripletë Luksemburgut, Danimarka skuadra e dytë që kualifikohet për në Botëror

Ronaldo tripletë Luksemburgut, Danimarka skuadra e dytë që

Cristiano Ronaldo thelloi edhe më tej rekordin personal të golashënuesit më të mirë në histori në kombëtare, me tre golat e realizuar në sfidën ndaj Luksemburgu. Sulmuesi shënoi dy herë në pjesën e parë me penallti dhe një gol në pjesën e dytë në fitoren 5-0.

Ndërkohë, në të njëjtin grup Serbia fitoi 3-1 ndaj Azerbajxhanit të drejtuar nga Giani De Biasi dhe rimori kryesimin ndaj Portugalisë, por me një ndeshje më shumë se luzitanët.

Danimarka nga ana tjetër u bë skuadra e dytë pas Gjermanisë që kualifikohet në finalet e Botërorit, ndërsa në grupin tonë, Anglia me Hungarinë ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1, ku të dy golat u shënuan që në pjesën e parë.

Zvicra e Xherdan Shaqirit fitoi 0-4 ndaj Lituanisë, Suedia mposhti Greqinë dhe Bullgaria Irlandën e Veriut.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore