Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Ronaldo do vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite/ Lajmin e konfirmon... Erdogan

Ronaldo do vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite/ Lajmin e

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan nuk ndodh shpesh të përfshihet në çështjet e futbollit, por këtë këtë herë ai ka vendosur të flasë për Cristiano Ronaldo.

Duke folur në një konferencë në qytetin Enzurum të Turqisë, ai bëri bëri një deklaratë të bujshme, teksa konfirmoi zërat për të ardhmen e portugezit. Sipas tij, sulmuesi portugez, pas divorcit me Manchester United do të transferohet në Arabinë Saudite për të vazhduar karrierën. 

Njëkohësisht, ai ka komentuar edhe pjesëmarrjen e 38-vjeçarit në Botërorin e Katarit, duke thënë se “ia kanë harxhuar energjitë, i kanë prishur mendjen, duke e bërë të luajë vetëm në 30 minutat e fundit të ndeshjeve”.

Kujtohet se “ylli” portugez u la i lirë nga Manchester United dhe është në kërkim të fazës tjetër të karrierës së tij.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore