Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Ronaldo dhe Sancho kualifikojnë United / Atalanta-Villareal luajnë për biletën e dytë

Ronaldo dhe Sancho kualifikojnë United / Atalanta-Villareal luajnë

Dy gola të shënuar në 20 minutat e fundit të takimit i dhanë fitoren dhe kualifikimin Manchester United.

Ronaldo në të 78-n dhe Sancho në minutën e 90 vulosën një fitore të vështirë për anglezët në ndeshjen ndaj Villareal, që në këtë takim u drejtuan nga Michael Carrick, trajner i përkohshëm i djajve pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer.

Me këtë rezultat, United ngjitet në kuotën e 10 pikëve, 3 më shumë se Villareal, që në ndeshjen e fundit përballet me Atalantën, ndërsa Manchester me Young Boys.

Kjo do të thotë se bileta e dytë kualifikuese në këtë grup do të luhet mes Villareal dhe Atalantës, ndërsa United ka të siguruar kualifikimin.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore