Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Ronaldo bëhet "sheik"/ Nga rroga 2 milionë euro në vit, tek përfitimet e tjera, çfarë e bindi të transferohej në Arabinë Saudite

Ronaldo bëhet "sheik"/ Nga rroga 2 milionë euro në vit,

Cristiano Ronaldo e ka mbyllur përfundimisht me futbollin europian, teksa është zyrtarisht lojtari më i ri i Al-Nassr.

Lajmi është konfirmuar nga drejtuesit në Arabinë Saudite mbrëmjen e djeshme, me portugezin që ka qenë në Riad dhe ka fimosur për 2 vite e gjysmë. 

Kontrata e Ronaldos parashikon fitim prej 500 milionë euro në dy vite e gjysmë (deri në 2025), teksa vila e banimit dhe lehtësirat e tjera do paguhen nga Al-Nassr. Portugezi do mbajë mbi shpinë fanellën me numrin 7.

Duket se të gjitha këto e bindën portugezin t'i thoshte 'lamutimirë' Evropës, duke mbyllur në një farë mënyre dhe karrierën. 

Karriera e Ronaldos filloi me Sporting Lisbonën, pas së cilës ai luajti për Manchester United, Real Madridin dhe Juventusin përpara se të kthehej në Manchester United për një aventurë të dytë dhe më pas të shkonte në kryeqytetin saudit, Riad.

Me Portugalinë, Ronaldo fitoi Europianin në 2016 dhe Ligën e Kombeve në 2019. Ai gjithashtu fitoi pesë tituj të Ligës së Kampionëve, përfshirë 4 me Real Madridin dhe është golashënuesi më i mirë historik i turneut.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore