Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Rikthimi në Shqipëri nuk i sjell fat De Biasi-t, Azerbajxhani barazim pa gola me Qipron në Elbasan

Rikthimi në Shqipëri nuk i sjell fat De Biasi-t, Azerbajxhani barazim

Trajneri i mirënjohur në Shqipëri, Gianni de Biasi  i cili aktualisht drejton Azerbajxhanin ka dalë këtë pasdite me një barazim pa gola nga ‘Elbasan Arena’ përball Qipros.

Tekniku italian kishte zgjedhur Shqipërinë si vendin ku të luhej sfida Azerbajxhan-Qipro, për shkak të luftimeve me Armeninë në Nagorno-Karabakh.

Vetëm një pikë mor De Biasi ndaj kundërshtarit që gjendet i fundit në grup. Pas 4 ndeshjesh De Biasi ka arritur vetëm një fitore dhe 4 pikë në grup teksa mban vendin e tretë me Azerbajxhanin.

Duket se ndryshe nga Shqipëria, Azerbajxhani do të jetë një sfidë shumë më e vështirë për italianin.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore